Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se kryeministri Hristijan Mickoski disa herë deri më tani ka paralajmëruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor do të merret me gjyqësorin dhe prokurorinë, pas çka sipas tij do të pasojë edhe ndërrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të afërt me ish-pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Filipçe tha se Mickoski dëshiron kapjen e gjyqësorit dhe t’i kthejë rastet e montuara.

“E dëgjoj sonte Mickoskin në një tribunë duke u kërcënuar se pas zgjedhjeve do të ndërrojë gjyqtarë dhe prokurorë dhe do të arrestojë njerëz nga opozita. Dhe mirë është që më në fund e tha të vërtetën. Këtë që ne e kemi thënë për një vit e gjysmë, se ai nuk do reforma, se ai nuk dëshiron të shkruajë për reforma. Ai dëshiron një gjyqësor partiak që do ta kontrollojë, përmes të cilit do të bëjë raste të montuara, përmes të cilit do të arrestojë njerëz që ai do të arrestojë. Asgjë nga ato që i duan qytetarët,” tha Filipçe.

Sipas tij, qytetarët prej kohësh e kanë parë qëllimin e pushtetit, se nuk do të bëjë reforma dhe nuk do të ketë gjyqësor të pavarur.

Filipçe tha se askush nuk frikësohet nga kërcënimet e kryeministrit.

“Dua t’i përcjell një mesazh: Mickoski, mos u kërcëno, askush nuk të ka frikë,” tha Filipçe.

sqShqip