“Pas një viti e gjysmë të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, po dëshmojmë një qeveri që, në vend që të zgjidhë problemet, injoron problemet e qytetarëve”, theksoi kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në forumin qytetar “Ne po luftojmë për shtëpinë tonë”, që u mbajt në Manastir.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Filipçe theksoi se qytetarët se nuk duhet të heshtin përballë padrejtësisë dhe duhet të flasin kur shohin se dikush po shkatërron atë që është ndërtuar me breza.

“Dhe sot, pikërisht kjo po ndodh. Kjo qeveri nuk i zgjidh problemet e njerëzve, por i injoron ato. Kjo qeveri po shkel mbi solidaritetin, humanitetin, demokracinë, progresin dhe drejtësinë. Dhe kjo na dhemb. Na dhemb sepse shohim se kjo nuk është Maqedonia që meritojmë. As Manastiri që imagjinojmë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE është një qeveri që i sheh institucionet si pre.

“Një qeveri që sundon përmes frikës dhe përçarjes. Një qeveri që, edhe pas një viti e gjysmë qeverisje qendrore dhe katër vitesh qeverisje lokale, nuk ka vizion, asnjë reformë, asnjë përgjigje për asnjë problem kyç”, theksoi Filipçe.

sqShqip