Maqedoni

Filipçe: Katër raste me virus Delta në Maqedoni, priten rezultate edhe për katër rast tjera

Shpërndarja e variantit Delta të koronavirusit ka bërë që disa shtete të vendosin si kusht testin PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Sipas ministrit Filipçe, deri tani janë konfirmuar katër raste me virus Delta në Maqedoni, kurse priten rezultate edhe për katër rast tjera. Tre pacientë janë në gjendje stabile, kurse njëri është shtrirë në spital.
Se a pritet që edhe Maqedonia e Veriut të zbatojë masën e reciprocitetit – të kërkojë test PCR për shtetasit e vendeve të njëjta, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se kjo do të analizohet gjatë kësaj jave dhe më së voni javën tjetër do të dilet me qëndrim.

“Do të evoluohet gjatë kësaj jave dhe më së fundi deri javën tjetër do të ndërmarrim qëndrim”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Sipas tij, Greqia është shteti i vetëm që kërkon test PCR negativ dhe vërtetim për vaksinimin anti-Covid, por edhe shteti i vetëm që tani për tani është duke regjistruar rritje te rasteve pozitive me koronavirus.