Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe komentoi deklaratën e djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se ai “shkatërroi Jugosllavinë” dhe “se nëse del në rrugë, nuk do të kthehet në shtëpi”.
“Unë besoj se ato kërkesa të Ali Ahmetit janë vetëm për pikëpamjen e tij personale politike. Ne kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer me të gjithë bashkëqytetarët tanë të të gjitha kombësive në partinë tonë, në udhëheqjen e partisë. Ka edhe njerëz nga bashkësi të tjera etnike, karakteri ynë multietnik, multikulturor nuk do të ndryshojë dhe as nuk kultivohet në mënyrën që propozon zoti Ahmeti.
Unë besoj se ai po e thotë këtë vetëm për ndonjë përfitim politik të tij në këtë konstelacion marrëdhëniesh.
Shoh se ai tha se e shkatërroi Jugosllavinë, nëse mendon se do ta shkatërrojë Maqedoninë kështu, mund të them se nuk do të fitojë në këtë mënyrë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

