Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe bëri thirrje për deklasifikim të dokumentacionit lidhur me përgjimin sepse, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për ndriçim të rastit.

“Në ligj qartë shkruan se përgjegjës për deklarifikim të dokumenteve, nëse ekziston dyshim për krim apo keqpërdorim,, është vetëm institucioni, përkatësisht ASK-ja. Do të thotë. Agjencia për siguri kombëtare dhe nga drejtori varet nëse ato materiale do të deklasifikohen apo jo. Ne kërkojmë të dewklasifikohen, të shohim cilët njerëz janë përcjellur, cilat grupacione dhe prëse, të shohim nëse ka pasur shkelje nga kushdo qoftë – nëse dikush duhet të bartë përgjegjësi”, tha Filipçe në intervistë për “Slloboden peçat”.

Sipas tij, një prej shkaqeve për të cilat pushteti e kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit ndoshta është frika që të mos zbardhen, siç tha, informatat për burime të dyshimta të huaja financiare lidhur me VMRO-DPMNE-në.

Lidhur me rrugën eurointegruese të vendit dhe agjendën reformuese, Filipçe konsideron se nevojitet kthim thelbësor të vendit në rrugën evropiane. Me moszbatimin e reformave, siç tha, humbin qytetarët, ndërkaq shteti hymbë miliona euro.

Vlerëson se nga të gjitha ligjet e domosdoshme, nuk është sjellë asnjë dhe se për shlal të mospunës së Qeverisë, shteti ka humbur 80 milionë euro mbështetje evropiane – para të cilat ishin dedikaur për reforma në jurisprudencë.

Filipçe thekson se tashmë po punojnë në Propozim-rezolutën e cila, siç tha, do të përfshijë mekanizëm konkret për mbrojtje të pozitave të shtetit në rast të kërkesave joparimore gjatë negociatave.

I bëri thirrje opinionit dhe të gjithë faktorëve politik se nuk është koha për kalkulime dhe se nuk ka hapësirë për pritje.

Shprehi zhgënjim edhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova për të cilën tha se e ndjekë linjën partiake të VMRO-DPMNE-së, në vend se të qëndrojë në anën e interesit kombëtar.

Sipas tij, gjuha, identiteti dhe kultura maqedonase tashmë janë të mbrojtura dhe formalizuara përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen me FRONTEKS-in.

sqShqip