May 15, 2024
Kolumna

Figurat letrare dhe aforizmat si pershkrim i personalitetit dhe dukurive shoqerore

Dervish Alimi

Figurat letrare nepermjet te personifikimit te kafsheve per pershkrimin e karakterit dhe personalitetit njerezor si protagonist i ngjarjeve politike te kohes jane shnderruar me kalimin e kohes ne aforizma apo te verteta te pergjithshme dhe univerzale.
Keto ditet e fundit, nje bashkeveprimar politik i viteve 90 me kujtoi nje thenie qe une dikur e pata perdorur ne nje takim politik: Ne na duhet te zgjedhim “dash”dhe jo “dele” per te na perfaqesuar”, dhe si rrjedhoje me tha: prandaj ty nuk te kane perkrahur shoket qe te shkosh perpara ne politike se ta kane pasur friken, si dele qe kane qene vetë!
Vete nuk e kisha ditur se kishte pasur aq ndikim ne karrieren time vetem nje thenie e tille e thene ne formen e figures letrare, por kur e kthej shiritin e memories pas, me kujtohen edhe thenie te tjera letrare apo figurative qe kam pasur ëndje t’í perdor ne biseda te tilla ne rrethe te ngushta politike, si psh. “Kali hiderohet kur ia nxjerrin gomarin perpara, dhe puna me e vogel qe i mbetet ta beje eshte t’í fusi shkelma nga pas, sa per ta kujtuar se duhet t’ia leshon rrugen me te shpejtit”, apo: Ujku e ka qafen e madhe dhe i kryen punet vete! etc.
Eshte e vertete se mbivleresimi nuk eshte virtyt dhe ngadonjehere shnderrohet ne ves, por edhe mungesa e vetevleresimit personal nuk eshte ndonje tipare pozitive e definimit te karakterit individual te dikujt, qe merr per siper te mbaje mbi supe barrë per te cilen nuk e ka as takatin as tagrin per të bere nje pune te hajrit! Kur vjen puna qe te zgjedhesh ndermjet ketyre dy rrugeve, megjithate me mire eshte te kesh me shume respekt per veten, ne menyre qe te fitosh edhe respektin e te tjereve, dhe jo te kunderten.
Nje perceptim i tille me ka ndjekur pas gjithe kohen, dhe me kane thene shpesh se: ‘ti duhet te jesh me fleksibil, duke dashur te me thone se ti duhet ta ulish pak koken dhe te besh kompromiset e duhura, por une kete e kam kuptuar si sygjerim per t’u bere labil dhe i luhatshem. Faji dhe gabimi yt eshte se: Ti je I padisciplinuar dhe i pakontrollueshem, pasi mendon me koken tende. Duhet lene te tjeret te mendojne per ty, ti vetem zbato dhe bindju urdherave te tyre, se hesapet te dalin me mire keshtu! Ne politike nuk nevojiten njerez qe mendojne me koken e tyre, por qe i duartrokasin dhe brohorisin kokes se liderit apo drejtuesit te grupit… dhe te ngjashme!
Per fat te mire, nuk ndodh keshtu ne jeten e perditshme akademike dhe afariste, sepse aty çan perpara secili me “‘brinjet” e veta, atje deperton me shume ujku i vetmuar me qafen e trashe dhe kali me shale qe vrapon me guxim dhe siguri, pa u ndalur nga gomari, delet dhe tjeret te sortes se tyre!
Shyqyr zotit qe edhe mesimxenia apo dija nuk eshte diçka qe fitohet me vota dhe me miratimin e shumices se turmes, por vetem ai qe e nxeh karriken dhe gjithe kohen shoqerohet me librin del ne fund me i suksesshem ne jete dhe karriere, se sa ai qe mendon me koken dhe i beson mendjes se tjetrit, ne mungese te te vetes, te cilen nuk e ka lodhur kurre, por ka preferuar te mbeshtetet tek tjetri…!
Ne vendin e punes, sidomos ne biznesin privat ku konkurrenca eshte jolojale dhe e pameshireshme nuk te ndihmon dot mendja e huaj se ajo te çon llugave, por dituria dhe mendja e shendoshe dhe arsyetimi logjik per zgjidhjen e detyrave dhe puneve qe te dalin perpara, per te cilat nese nuk je i afte t’i kryesh vete, e humb shpejt respektin e klienteve, dhe madje rrezikon edhe mbijetesen ne tregun e ashper te punes.
Prandaj edhe na shkojne punet ashtu siç na shkojne ne shoqeri, per shkak se delet e zgjedhura nga çobani ne fund nuk te kryejne pune, pasi ata jane mesuar vetem te kullosin ne livadhin e pronarit, por kur mbeten pa tagji, fillojne te blegerijne panderprere, dhe ne mungese te udherrefimit te dashit, kerkojne me padurim kullosa te tjera pa marre parasysh kush eshte pronari, por me rendesi eshte vetem ta mbushin barkun.
Ata qe nuk dijne t’í ndajne punet dhe pergjegjesite sipas aftesive individuale dhe sipas meritokracise profesionale nuk kane si te perfundojne ndryshe, perveç ne koshin e turpit te shoqerise dhe historise, dhe anasjelltas ata qe dijne te orientohen ne kohe dhe hapesire dijne edhe te zgjedhin rruget e fatit te tyre, pa rrezikuar askend por duke dhene kontributin brenda mundesive te tyre subjektive dhe objektive.
Prandaj, nje gje eshte e sigurte, fati i tyre nuk do te jete kurre i njejte me ata qe mendojne me koken e tjetrit, se tjetri ne fund te len ne balte dhe te braktis per ta shpetuar veten…!