Zëvendës‑kryeministrit të Qeverisë për qeverisje të mirë, Arben Fetai në një kumtesë për media thekson se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venedikut, transtom TV21.
Siç thotë me këtë ligj do të sigurohet ekulibër cilësor midis sistemit të meritave dhe respektimit të standardeve profesionale.
“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, me ç’rast konfirmohet se ai është plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat demokratike.
Me këtë ligj, do të sigurohet një ekuilibër cilësor midis sistemit të meritave dhe respektimit të standardeve profesionale, nga njëra anë, dhe parimit të përfaqësimit të drejtë të qytetarëve që i përkasin të gjitha komuniteteve, nga ana tjetër. Ligji mundëson përfshirje të drejtë në punësim në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, pa cenuar cilësinë dhe profesionalizmin.
Deklarimi i përkatësisë etnike është plotësisht vullnetar dhe nuk shkakton asnjë pasojë negative në realizimin e të drejtave të qytetarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin. Karshi deklarimit vullnetar të përkatësisë etnike, ligji parasheh edhe dëshmi materiale nga kartat e identitetit dhe dokumentet e tjera zyrtare publike, për të parandaluar abuzimet e mundshme të vetëidentifikimit.
Me këtë zgjidhje ligjore forcohet integriteti institucional, gjithëpërfshirja dhe besimi i qytetarëve në sistem, përmes menaxhimit të planifikuar, të depolitizuar dhe zbatimit të standardeve evropiane për qeverisje të mirë”, thuhet në kumtesë.

