BallinaMaqedoni

Fetai: Gjykata Kushtetuese, e cila sot bën politikë, mban vulën e BDI-së

Zv/kryeministri Arben Fetai thotë se, përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd.

“Duhet ta themi qartë dhe zëshëm: deputetët e BDI-së, me Ali Ahmetin në krye, kanë zgjedhur me dorën e tyre në Kuvend çdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pa BDI-në, asnjëri prej tyre nuk do të ishte aty. Kjo gjykatë, e cila sot bën politikë, mban vulën e BDI-së dhe është produkt i pastër i saj.

Përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd. VLEN, së bashku me shqiptarët e këtij vendi, është garanca e vetme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fituara. Bashkë, do të mbrojmë të drejtat tona dhe do të ndërtojmë zgjidhje më të mira për popullin tonë!”, ka shkruar Fetai. (INA)