Fetai-BDI-së: 22 vite nuk e keni zyrtarizuar shqipen dhe për këtë duhet të ndiheni të turpëruar
Arben Fetai
Nëse ju, si opozitë, jeni të kënaqur me ligjin për gjuhët që e keni hartuar vetë, atëherë lum për ju, opozita e 20%.
Ne, shqiptarët, kërkojmë heqjen e 20% dhe status të veçantë për gjuhën shqipe, jo ligj të përgjithshëm për gjuhët. Për 22 vite nuk e keni realizuar këtë, dhe për këtë duhet të ndiheni të turpëruar.
Tani, pretendoni se jeni të shqetësuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por mos harroni se edhe gjyqtarët aktualë janë emëruar gjatë mandatit tuaj dhe me votën tuaj.
Jeni të ligë, të parashikueshëm dhe të lexueshëm në përpjekjet tuaja për të krijuar tensione midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Por, duhet ta dini: nuk do të ketë kriza, as të brendshme dhe as të jashtme.
Përgatituni të përgjigjeni për milionat që keni përvetësuar në emër të patriotizmit!