May 2, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Arrestohen tre persona në Tetovë, sulmuan fizikisht 35 vjeçaren duke përdorur një mjet të fortë

Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga Tetova, të cilët më parë  në SPB Tetovë ishin raportuar nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës 19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin sulmuar fizikisht atë dhe në sulm kanë përdorë një mjet metalik, i cili u gjet në vendin e ngjarjes dhe u konfiskua. Personat në fjalë janë mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të çështjes kundër tyre do të pasoj parashtresë përkatëse.TS