Në vitin 2025, titullin doktorë shkence e kanë fituar gjithsejtë 245 persona, që paraqet rritje për 14% krahasuar me vitin 2024, thonë të dhënat e reja të entit statistikor të vendit, transmeton zhurnal.

Prej 245 personave me tituj doktor shkence, 147 janë femra ndërsa 98 janë meshkuj.

Sipas një komunikate, 25.3 %, kanë doktoruar në fushat e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale; 14.7 % në biznes, administratë dhe drejtësi; 12.7 %; në inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari; 12.2 % në arte dhe shkenca humane.

Pasojnë fushat e shkencave shoqërore, gazetaria dhe informimi me 10.2 %, ndërsa fushat e tjera janë të përfaqësuara me përqindje më të vogël.

Ndërkohë titullin Magjistër i shkencave dhe specialistë e kanë fituar gjithsej 1855 persona vitin e kaluar nga të cilët 1558 ose 84% janë magjistra dhe 297 ose 16% specialistë, sipas të dhënave të entit.
Përsëri femrat janë më të numërta me këta tituj.

Pjesëmarrja e grave magjistre, në numrin total të personave që kanë fituar gradën shkencore Magjistër i Shkencave, në vitin 2025 është 61.2%.

Në vitin 2025, numri më i madh i temave të magjistraturës, 497 ose 31.9 %, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 16.4 % janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimtarisë, pasuar nga shkencat shoqërore me 15.3 % dhe pjesa tjetër nga fushat me përqindje më të ulët përfaqësimi.

sqShqip