Disa fëmijë nga komuna e Manastirit janë pritur sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në zyrën e tij në Tiranë për një vizitë të organizuar nga Ambassadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani.
“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka ‘Linkest’ në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,” ka shkruar në Facebook Ambasadori Meidani.
“Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit,” shkruajti ai lidhur me takimin në zyrën e Ramës së bashku me fëmijët nga Manastiri.

sqShqip