Një video nga Gaza tregon fëmijë palestinezë që bërtasin me entuziazëm ndërsa shohin pulë për herë të parë pas shumë kohe.
Fëmijët, të cilët kanë jetuar nën luftën dhe bllokadën izraelite, kanë mbijetuar kryesisht me makarona, miell dhe ushqim të konservuar kur ka pasur.
“Pulë! Pulë! Më në fund do të hamë pulë”, dëgjohen të thonë ata.
Ndryshe, armëpushimi i vazhdueshëm, megjithëse i brishtë, ka lejuar që më shumë ndihma të hyjnë në pjesë të ndryshme të Gazës, me shumë që kanë qenë në gjendje të shijojnë një vakt të mirëfilltë për herë të parë pas shumë kohe.
Ndryshe, së fundmi palestinezët në Gaza kanë përjetuar 24 orët më vdekjeprurëse që nga fillimi i armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi pothuajse tre javë më parë.
Izraeli vrau më shumë se 100 persona, përfshirë 46 fëmijë.
Raportohet se sulmet goditën të gjithë Gazën.

