May 2, 2024
Rajon - Botë

Fatura e ujit i erdhi 15 mijë euro, ndërroi jetë menjëherë

Një grua 88-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë pasi ka marrë një faturë të lartë për ujin e harxhuar, raportojnë mediat italiane.

Italianja Caterina Giovinazzo (88) nga Camporosso është sëmurë, transmeton lideri.mk, sapo ka marrë vesh se banka ka ngarkuar me 15.339 euro nga llogaria e saj për faturën e konsumit të ujit në periudhën gusht-tetor. E moshuara u dërgua në spital, por nuk mbijetoi, raporton ANSA.

Ofruesi i shërbimit, grupi IREN, më vonë pranoi se ishte bërë një gabim në faturë dhe se gruaja përdori vetëm disa metra kub ujë për të cilin duhej të paguante 55 euro.

Mediat lokale raportojnë se familja e të moshuarës ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti.