May 10, 2024
Rajon - Botë

Faruku i ka shtetit borxh 140 mijë euro për vozitje pa leje: Policia më shkruan dënime, unë nuk ndalem!

Faruk Jazvin nga Sarajeva vendosi një rekord për numrin e gjobave të papaguara për shkeljet e trafikut, kështu që tani ai i ka borxh shtetit 280,000 marka konvertibile ose 143,000 euro. Ai është rekordmeni absolut për gjobat e papaguara të trafikut në Bosnjë dhe Hercegovinë, me siguri edhe në Evropë.

Megjithatë Faruku thotë se fytyra e tij është e pastër dhe tregon se gjithçka filloi 24 vjet më parë kur ai mësoi të drejtonte një makinë, por nuk mori kurrë patentë shoferi.

Megjithatë Faruku thotë se fytyra e tij është e pastër dhe tregon se gjithçka filloi 24 vjet më parë kur ai mësoi të voziste një makinë, por kurrë nuk u pajis me patentë shoferi.

“Gjithçka filloi në vitin 1998, kur fillova të drejtoj makinën. Edhe sot vozis, mësoj testet, por problem më paraqet testi mjekësor që nuk mund ta kaloj për shkak të distrofisë muskulare.

Nuk arrita të marr atë dokument të lejes per vozitje që aq shumë do të doja ta kem”, thotë Faruku.

Siç shton ai, nuk ka bë shkelje të tjera të rregullave, përveç se nuk ka patentë shofer dhe drejton një makinë të paregjistruar, për të cilën ka nevojë. Ai nuk mund të ecë shkaku i sëmundjez, kurse bashkëshortja e tij është edhe më e sëmurë, transmeton Lideri.mk.

“Shitoren e kam 500 metra larg nga këtu, nuk mund të eci shkaku i distrofisë dhe gruaja ime me skizofreni është edhe më keq. Pra, nëse nuk shkojmë me makinë, dikush duhet të na dërgojë, nuk kemi gjithmonë para për të paguar taksi”, thotë ai.

Faruku dëshiron një shans për të dhënë testet që ai thotë se i di përmendësh dhe për të marrë një certifikatë mjekësore.

“Nga tri vula të mundshme, më duhet vetëm një dhe aq. Mund ta kisha blerë, por nuk dua. Kam pasur një ofertë për falsifikim të lejes, por nuk e dua. Unë vozis me fytyrë të pastër dhe do të vazhdoj të vozis”, tha me sinqeritet ky sarajli.

Ai nuk ka verejtje për policinë lokale.

“Policia janë njerëz të mrekullueshëm që bëjnë punën e tyre. Unë vozis, më shkruajnë dënime, nuk ka çfarë t’u them atyre njerëzve. Zoti mos na lashtë pa ta,” tha ai.

Kurse ata kanë kërkuar leje nga SPB-ja e qarkut të Sarajevës për të konfiskuar veturën e vjetër të Farukut me të cilën ai ka shkelë rregullat e trafikut, por gjykata komunale ende nuk ka dhënë pëlqim për diçka të tillë.

(Lideri.mk)