Familja e shoferit të vdekur ka hapur të pame në Gjakovë

Muharrem Sylmetaj, djali i axhës shoferit të vdekur në aksidentin që ka ndodhur në Kroaci, ka thënë se janë të tronditur për rastin që ka ndodhur në mëngjesin e sotshëm.

“Lajmin e kemi marrë nga agjensioni, se Naseri ishte në mesin e të vdekurve, ai ka qenë shofer më përvojë të gjatë si shofer”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.

Familja e shoferit ka hapur të pame në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv.