Fakulteti i Arteve muzikore në Universitetit të Tetovës ligjëratat e sotme i nisi me një minutë heshtje në nderim të artistit Shpat Kasapi. Këtu folën dekani i Fakultetit Senad Abduli dhe shefi i katedrës së arteve muzikore Bajramali Idrizi, të cilët rikujtuan jetën dhe veprën e kolegut të tyre.
“Sot jemi mbledhur këtu me zemra të rënduara, për të kujtuar një njeri që la gjurmë të pashlyeshme tek secili prej nesh. Largimi i tij i parakohshëm na e kujton brishtësinë e jetës, por edhe vlerën e madhe që ka çdo çast që kalojmë me njerëzit tanë të dashur. Shpati nuk ishte vetëm një emër që e njihnin të gjithë, ai ishte një shpirt i butë, një mik i sinqertë, një djalë me zemër të madhe dhe buzëqeshje që i jepte dritë çdo vendi ku shkonte. Shpati nuk ishte vetëm një njeri i mirë, por edhe një artist që dinte t’i prekte zemrat e njerëzve”, tha Bajramali Idrizi – profesor.
“Për studentët Shapati është një kujtesë se arti është jetë, është dhimbje, është gëzim dhe mbi të gjitha është dashuri. Ai u bë pjesë kujtesës kolektive të kulturës sonë dhe do të mbetet përgjithmonë. Le ta kujtojmë me mirënjohje, le ta ruajmë zërin e tij, ëndrrat e tij, njësinë e tij. Sot nuk i themi lamtumirë Shpatit – i themi faleminderit! Faleminderit për gjithçka që na dhurove”, u shpreh Senad Abduli – dekan i Fakultetit të Arteve – UT.

