May 3, 2024
Maqedoni

EVN: ARDHJA E MËRGIMTARËVE KA RRITUR KONSUMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Mungesa e energjisë elektrike në shumë vendbanime po shkakton probleme të mëdha për bizneset dhe banorët e këtyre zonave. Nga EVN thonë se ndërprerjet ndodhin për shkak të mbingarkesës dhe kyçjes ilegale. Por nga EVN sot erdhi edhe një përgjigje interesante për mungesën e energjisë elektrike në fshatin Llaskarcë të komunës së Sarajit. Nga atje thonë se ardhja e mërgimtarëve e ka rritur konsumin e energjisë elektrike. “Këta defekte kanë ndodhur si rezultat i rritjes se konsumit si për shkak të temperaturave të ulëta, ashtu edhe për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të banorëve në fshat. Përkatësisht, gjatë periudhës së festave shumë banorë janë kthyer nga mërgata dhe konsumi është rritur në mënyrë të konsiderueshme.”