Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten është shprehur i lumtur për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, për të cilën e ka uruar vendin tonë.
Ai e ka quajtur “katastrofë” politikën e BE-së për vendosjen e këtyre masave, shkruan lajmi.net.

“Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

sqShqip