October 8, 2024
Sport

“Euro 2020” vazhdon me tri super ndeshje

“Euro 2020”, i parashikuar të zhvillohet në vitin 2020, ka nisur të premten, por me një vit vonesë, 2021. Kjo për shkak të pandemisë që paralizoi për shumë muaj gjithë botën, pasi virusi COVID-19 ka mbytur deri më tani miliona njerëz.

Itali vs Turqi ishte ndeshja e parë e “Euro 2020” që u zhvillua në Olimpico të Romës.

Të besuarit e Roberto Mancinit e fituan këtë ndeshje me rezultat të pastër, 3-0.

Nga ora 15:00, do të zhvillohet ndeshja tjetër në Grupin A, në mes të Uellsit dhe Zvicrës.

Nga minuta e parë për Zvicrën pritet të zbresin në fushë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ato të Grupit B.

Nga ora 18:00 do të përballen Danimarka me Finlandën, derisa nga ora 21:00 do të luajnë favoritët e grupit, Belgjika me Rusinë. /Gazeta Express/