Një familje kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur djalin e tyre Edin Tafa 19-vjeç, i cili është larguar nga banesa prej mëngjesit të një dite më parë dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, i riu vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk mban me vete telefon, çka e bën pamundur kontaktimin me të.

Ata dyshojnë se ai mund të ketë lëvizur jashtë Tiranës. Fillimisht është parë pranë Kompleksit Malajziani, afër Terminalit, ndërsa më pas, sipas informacioneve që kanë mbërritur, i riu është parë mëngjesin e djeshëm në Elbasan.

Familjarët apelojnë:

“Përshëndetje, si jeni? Ju lutem mund të bëni një postim për vëllain tim, pasi ka që dje në mëngjes që nuk ka ardhur në shtëpi. Vëllai është 19 vjeç dhe ka çrregullime të shëndetit mendor. Nuk përdor telefon dhe s’kemi asnjë mënyrë kontakti. Ne jemi në Tiranë por dyshojmë se mund të ketë lëvizur jashtë Tiranës. Nëse e ka parë dikush, të kontaktojë në këtë numër 0675562430. Edin Tafa, 19 vjeç, u pa për herë të fundit pardje te kompleksi Malajziani pranë Terminalit, pastaj është parë dje në mëngjes në Elbasan.”

Familjarët kërkojnë që kushdo që ka një informacion të ndihmojë për gjetjen e tij.

sqShqip