May 25, 2024
Maqedoni

Është nda nga jeta në moshë të re biznesmeni nga Prespa, Agron Rexhepi

Është nda nga jeta në moshë të re biznesmeni nga Prespa, Agron Rexhepi. Ai ka qenë pooitikisht aktiv në kuadër të Lëvizjes Besa dhe me këtë rast kryetari i kësaj partie ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe shokët e tij.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e biznesmenit, njëherit edhe kryetar i degës së Lëvizjes BESA në Prespë Agron Rexhepit, na ka pikëlluar të gjithëve. Humbëm një bashkëpartiak, një koleg, një biznismen të suksesshëm, një prind të mirë dhe një familjarë të përkushtuar”, ka shkruar Kasami.

Gonin do e mbajmë mend për sakrificën e tij dhe punën e pa lodhur.

Ngushëllime familjes Rexhepi!