May 13, 2024
Maqedoni

Është djegur tërësisht një autobus në rrugën Ohër-Kërçovë, shoferi e ka vërejtur me kohë zjarrin

(Foto Ilustruese)

Një autobus i kompanisë “Galeb” mbrëmë është kapluar nga flaka në rrugën pranë fshatit Izvor të Ohrit, raporton Kanal 5.

Zëdhënësi i SPB të Ohrit, Stefan Dimovski, ka deklaruar për Kanal 5 se shoferi i autobusit me kohë ka vërejtur se autobusi ka filluar të digjet dhe ka arritur të shpëtojë, transmeton Lideri.mk.

Autobusi është djegur plotësisht, kurse në vendngjarje kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse dhe të Ministrisë së Brendshme.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 21:00, kur autobusi për shkaqe të panjohura ka marrë flakë dhe qarkullimi është ndërprerë. Fatmirësisht në autobus ka qenë vetëm shoferi.

Në ndërkohë për qarkullim të rregullt është hapur rruga Ohër-Kërçovë afër fshatit Izvor. (Lideri)