Deputetje e Aleancës për Shqiptarët njëherit sekretare e përgjjithshme e ASH-Sela, e shoqëruar nga kryetarja e Asamblesë së Gruas në Tetovë, Vjollcë Berisha sonte në Reçicë të Vogël në kuadër të kuvendit të kësaj nëndegë kanë zgjedhur për kryetare të nëndegës të jetë juristja Ermira Zilbeari, shrkuan Top24

Juristja e diplomuar, Znj.Ermira Zilbeari zgjidhet kryetare e nëndegës së ASH-së, Reçicë e Vogël 2 në Tetovë
Më shumë të rinjë e të reja, aktivistë e qytetarë të motivuar për të punuar në ngritjen dhe forcimin e kauzës kombëtare të Aleancës për Shqiptarët, sonte themeluam nëndegën Reçica e Vogël-2 në Tetovë.
Të pranishmit unaninisht vendosën që për kryetare të nëndegës të zgjedhin një zonjë të nderuar, juristen e diplomuar, znj.Ermira Zilbeari.
Në Tetovë si edhe në komunat e tjera, Aleanca për Shqiptarët po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe nga shqiptarët, duke mirëpritur në radhët tona edhe shumë anëtarë të rinj, përskaj aktivistëve të shumtë të cilët janë të palëkundur në misionin dhe politikat kombëtare të drejtuara ngs lideri ynë, Ziadin Sela.
Punimet e kuvendit të nëndegës i ndoqën nga afër edhe Kryetarja e Komisionit për organizimin e Kongresit, Ilire Dauti, kordinatorja e zonës, Vjollcë Berisha dhe kordinatori i Degës së Tetovës, Adnan Neziri.
Aleanca për Shqiptarët vijon me ristrukturimin e nëndegëve si një hap para konstituimit të degëve, në prag të Kongresit të rregullt të partisë që do të mbahet në pranverë.
Na priftë e mbara!

sqShqip