Erdogan sulmon Netanjahun: Të gjykohet si Millosheviqi!
Presidenti turk Erdogan kërkon që kryeministri Benjamin Netanjahu të gjykohet si kriminel lufte si Slobodan Milloshevic për luftën në Kosovë.
Pasi e cilesoi Izraelin shtet terrorist , presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan shkon edhe më tej.
E konsideron kryeministrin izraelit Benjamin Netanju ‘kasapin e Gazës’ dhe kriminel lufte.
“Netanyahu, i cili përtej të qënurit Kasapi I Gazës është edhe kriminel lufte, sigurisht që do të gjykohet si kasapi i Gazës, ashtu siç u gjykua Slobodan Millosheviqi”.
Sipas Erdogan, Izraeli ka si synim të zgjerojë territorin e shtetit të vet.
“Të mbrosh sot Gazën dhe Palestinën është si të mbrosh Mekën, Medinën, Stambollin së bashku me Jerusalemin, të mbrosh Damaskun. , Bejruti, Bagdadi dhe qytete të tjera islame”.
Nga sulmet e presidentit turk nuk u kursyen as vendet perëndimore të cilat i akuzoi se “mbështesin pa kushte Izraelin për të vrarë fëmijë”.
Këto deklarata Erdogan I bëri në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll.