Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një metër borë.Fotot dhe videot tregojnë se banorët e Obertauern, zonë kjo e njohur për turizëm dimëror, mezi kalojnë nëpër rrugë, shtëpitë pothuajse plotësisht të zhytura në dëborë dhe makina të mbuluara plotësisht, transmeton gazeta online Reporteri.net. Nga reshjet e borës u goditën edhe zonat malore perëndimore të Austrisë. Trashësia e borës në rajonin e Tirolit është rreth një metër. Stuhia pasoi temperaturat 30 gradë të dielën e kaluar dhe solli bllokadë të trafikut rrugor teksa po vazhdojnë operacionet e shpëtimit për një burrë që u zhduk pas një orteku.Bora filloi të bjerë në lartësitë 1500 metra mbi nivelin e detit, por linja filloi të zbriste në 1100 metra. Në mbrëmje filloi të bjerë në 900, dhe lokalisht në 700 metra mbi nivelin e detit.
Kancelari Karl Nehammer paralajmëroi sot se kulmi i valës së stuhisë nuk ka ardhur ende.Fronti i ftohtë të premten shkaktoi temperatura të ulëta rekord për këtë periudhë të vitit edhe në Zvicër, gjë që çoi në mbylljen e rrugëve malore.