Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas fitores së Kombëtares turke ndaj Kosovës në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, duke përgëzuar ekipin për kualifikimin historik.

Në një mesazh publik, Erdogan shprehu krenarinë e tij për “Djemtë” e Turqisë, të cilët siguruan pjesëmarrjen në Botëror pas 24 vitesh.

Ai uroi suksese për ekipin në fazën e grupeve, ku Turqia pritet të përballet me Australinë, Paraguajin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besojmë fuqishëm se djemtë tanë do ta përfaqësojnë me krenari flamurin tonë me gjysmëhënë dhe yll dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit turk.

Në fund të mesazhit, Erdogan theksoi mbështetjen e tij për futbollistët, duke i përgëzuar për suksesin dhe duke u uruar fitore të reja në skenën më të madhe të futbollit botëror.

sqShqip