May 13, 2024
Maqedoni

Erdhi dita kur ju ranë maskat

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Unë sa e di, sa kam dëgjuar dhe sa kam lexuar nuk kam hasur se ndonjë njeri ka lindur me maskë.Shumë individë maskat i kanë vu në fytyrë, por edhe në shpirtin e tyre pas një kohe. I kanë vu maskat atëherë kur iu është praqitur nevoja për të përvetsuar nga miqtë,nga populli intereset e tyre.Për të i arritur qëllimet e tyre këta njerëz kanë vu maska në fytyrë. Këta individë me fytyrë të mbuluar me maska në fytyrë kanë mashtruar popullin dhe miqtë më të ngushtë, sepse fytyra e tyre e vërtetë ka qenë e mbuluar me maska. Këto maska i kanë shfrytëzuar në mënyra të ndryshme para opinionit vetëm e vetëm për të i arritur qëllimeve të tyre personale grupore etj.. Nuk kanë zgjedhur mënyrë pa vepruar në mënyra të ndryshme mashtruese duke e mbuluar fytyrën e tyre. Këta individë asnjëherë nuk kanë menduar se një ditë do të vijë një kohë. Do të vijë një kohë kur maskat do iu bien nga fytyra e tyre. Do të ju zbulohet fytyra e vërtetë e tyre dhelpërake.Një gjëje të tillë një ditë i ka ardhur koha që të iu emaskat dhe të ju zbulohet fytyra e vërtetë para miqve dhe popullit të tyre këtyre maskarenjve.Atëherë kur iu kanë ra maskat janë munduar përsëri të i vënë ato, por një gjë më nuk iu është shitur askund. Në fund të këtij shkrimi po iu drejtohem atyre që kishin vu në fytyrë maska për të e mashtruar popullin dhe miqsinë e ngushtë të tyre. Tani unë po iu drejtohem duke ju thënë.Erdhi një ditë kur ju ranë maskat dhe e zbuluat fytyrën tuaj të maskuar.Po i porosisë edhe disa të tjerë që akoma po vazhdojnë që me maskat e tyre të e mashtrojnë këtë popull. Hiqni me kohë maskat. Tregojeni fytyrën e vërtetë se edhe për ju do të vijë një ditë kur do të iu bien maskat dhe do të ju shihet fytyra e vërtetë.