Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët, pas erërave të forta.

Për shkak të erës së fortë dhe kushteve të pafavorshme të motit, pemë të rrëzuara dhe të dëmtuara u vërejtën në disa vende në të gjithë qytetin.

Kryetari i qytetit Orce Gjorgjievski njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët.

“Pemët e rrëzuara po priten dhe pastrohen, degët e thyera po hiqen dhe trafiku po normalizohet aty ku kishte bllokim trafiku. Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve dhe funksionimi i pandërprerë i qytetit”, tha Gjorgjievski.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të jenë më vigjilentë ndërsa shtoi se aktivitetet në terren vazhdojnë.

sqShqip