May 17, 2024
Kolumna

Entuziazëm i madh në shumë adresa politike për projektin në letër për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri”!

Shkruan: Etem Xheladini

Ky entuziazëm kaqë i madh për gjimnazinë e Kumanovës “Sami Frashëri” nga subjektet politike qoftë pozitë, apo opozitë të ishte shprehur kur të bëhejë prerja e shiritit për ta lëshuar objektin, që me një shtator 2022 të filloninë nxënësit vitin e ri shkollor. Atëherë do të kishte kuptim dhe do të ishte një mburrje që për kaqë vite ja arritëm të zgjidhim një problem për nxënësit e shkollës mesme të gjimnazit, si dhe paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të TEKNIKËS..
Por tani bëhen se nuk e dinë që është vetëm zgjidhje në letër, e ku duhet vite për tu bërë realitet.
Sa duket këto postime ishin sa për të marë primatin se kushë e përgatiti maketën e objektit, kur dihet se sa hudhje të llopatave në themelet e shumë objekteve shkollore kanë mbetur pa u realizuar, ndërtimet e objekte që në maketa janë dukur shumë të bukura e gjigante, janë reklamuar e së fundi si kanë përfunduar te ne ku jetojmë?
E dimë gjithë se dëshira te disa politikëbërës egziston për tu realizuar këto projekte, por sikur nuk po e dimë se çdo vitë po ka zgjedhje, koalicione, prishje të kualicioneve të partive politike, e kur i shtojmë edhe politikën korruptive të pushtetit, e posaçërishtë kur janë në pyetje projektet në interes të shqiptarëve, kjo sjellje me kaqë entuzjazëm po na çuditë kur dihet se sa objekte tjera kanë ngelur vetëm shtylla e kurrë nuk u përfunduan në R.Maqedonosë V.
Prandaj lusë gjithë ata që vetë u publikuan për arritjen e këtijë suksesi të lënë anësh interesat e ngushta partiake e personale për ta bërë realitet këte ëndërr të kahmotshme të shqiptarëve, që edhe nxënësit shqiptar të mëasojnë në kushte si nxënsit e bashkëqytetarëve tanë që mësojnë në gjuhën maqedone, nga se ende ka punë për tu bërë.
Për realizimin e këtij projekti madhor duhet angazhuar të gjithë ata që kanë përvojë me ngritjen e objektit të shkollës mesme Ekonomike, si dhe objektin e Fakultetit të “AB”, ku ishin kyçur SHASH-” Naim Frashëri” Kumanovë-Likovë, këshillat prindor, si dhe gjithë arsimdashësit.

Urime dhe mbarësi!