Enis Ismaili nga Sllupçani, Jurist i Diplomuar me provim të Jurispodencës dhe Noteriatit, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra si Inspektor i Arkivës Shtetërore të RMV-së-Njësia rajonale Kumanovë.

Reagimi i plotë i Enis Ismailit:

Sot në vendin e punës në kundërshtim me Ligjin e nëpunësve shtetëror dhe në kundërshtim me Ligjin për Inspektim 2024/25, shkarkohem nga detyra si Inspektor i Arkivës shtetërore i RMV-së, Njësia rajonale Kumanovë.

Për 18 vite të plota punë, pesë vite në kryerje të detyrës Inspektor çdo herë për vitet jam i notuar me notat solide, 4 dhe 5 (për të cilat kam dëshmi materiale) dhe me 95 pikë.
Në fillim të vitit 2025 suspendohem nga puna pa asnjë Dëshmi materiale, vetëm me shpifje dhe thashetheme të shumta nga një Shqipfolës, pas mbajtjes së komisionit Disiplinor, komisioni disiplinor vendos të e anashkaloj propozimin për komision disiplinor dhe ish-Drejtoresha më fton në takim për ta mbyll rastin me marrëveshje, sepse e tëra është shpifje. Edhe përkundër asaj ftese për marrëveshje, pas shpinës time më ishte shkruar Vendimi për dënim 3 muaj nga 30%. Posa e kuptova se ka vendim të tillë menjëherë mora masa Ligjore dhe në Agjensionin e nënpunësve shtetëror bëra Ankimim, i cili u pranua, dhe Vendimi për sanksonim humbi peshën Juridike dhe u anulua.

Por edhe ky vendim i dytë për shkarkim nga detyra dhe ndërrim i vendit të punës do të ankimohet dhe do të arrijmë ta shpallim të pavlefshëm. Ligji mbi të gjithë.

sqShqip