May 5, 2024
Kosovë

Emocione brenda Kuvendit, pas Ilir Shaqirit, Shkurte Fejza këndon “Mora fjalë” (Video)

Pas Ilir Shaqirit, në Kuvendin e Kosovës ka kënduar Shkurte Fejza.

Ajo interpretoi këngën e njohur “Mora fjalë”, duke dhuruar emocione brenda sallës, njofton Klankosova.tv.

Artistët e mirënjohur shqiptarë kanë performuar sot për herë të parë në Kuvendin e Kosovës për nder të përvjetorin të 26-të të Epopesë së UÇK-së.