Emira dhe Arjeta, dy vajzat që po kujdesen për bibliotekën shqiptare të Manastirit
Për bibliotekën kur unë mungoj në Manastir, përkujdeset Arjeta, ka njoftuar studentja Emira Selimi, iniciatore për hapjen e kësaj biblioteke, transmeton Lideri.mk.
“Arjeta është qytetare e Manastirit, poashtu shumë intelektuale dhe patriote.
Biblioteka punon nga ora 10:00 deri ora 16:00, për çdo gjë që ju intereson rreth bibliotekës mund ta pyesni Arjetën!
Biblioteka ndodhet në Shirok Sokak, rruga 27th of March”, ka njoftuar Selimi.
Ndryshe, kjo bibliotekë mban emrin “Linkest” për të sjellë në kujtim dhe trashëgimi fisin e vjetër Ilir./Lideri