May 16, 2024
Maqedoni

Spasovski: Kompetent për hetimin e aksidentit të autobusit të “Besa Trans”, janë organet hetuese bullgare

Kompetent për hetimin e aksidentit të autobusit të “Besa Trans”, janë organet hetuese bullgare, të cilëve përmes ndihmës juridike, ju dërgojmë informacionet e kërkuara dhe vetëm ato mund ti ndajnë njohuritë me opinionin. Kështu deklaroi ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në pyetjet e gazetarëve se përse MPB nuk jep asnjë informacion lidhur me tragjedinë. “Secili hetim duhet ta udhëheqin institucionet, dhe jo kjo të bëhet përmes mediumeve”, shtoi më tej Spasovski. Ai paralajmëroi se pas përfundimit të hetimit të plotë, raportin do ta marrin të gjithë, ndërsa për procesin parahetimor dhe hetimor që bëhet këtu, si plotësim i hetimit në Bullgari, siç tha, informacionet do të ndahen në momentin e duhur.