Elsa përjashtohet nga puna shkaku i mbulesës edhe pse i din tei gjuhë të huaja!?
Kjo është Elsa.
Elsa ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër dhe është vlerësuar në temën e diplomës me notën 10.
Ajo zotëron 3 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe turqisht.
Një vajzë energjike e komunikueshme dhe që rrezaton vetëm pozitivitet. Sot Elsa ka marrë një lajm i cili e ka thyer, trishtuar dhe e ka bërë të ndihet e bulllizuar.
Ndërkohë që bënte gati uniformën e saj të re të punës, për të filluar si kontabiliste pranë njërit nga filialet rrjetit të madh Big Market në qytetin e Shkodrës, pasi ishte pranuar me initervistë në atë filial, ajo ka marrë një telefonatë e cila i komunikon se pronari i madh i Big Market, ka dhënë urdhër të prerë se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, pasi s’duam të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike në ambientin e punës.