May 4, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: Nesër pres të kemi vendim për rritjen e pagës minimale

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shkruar sot në profilin e tij në Facebook, se Qeveria është në anën e punëtorëve – rritja e pagës minimale do të plotësohet.

Dialogu i hapur social me të gjitha palët, tha ai, është ajo që do të na çojë në zgjidhjen më të përshtatshme që është në interes të punëtorëve.

“Pres që nesër të kemi një vendim për rritjen e pagës minimale. Siç kam premtuar, ne do t’i zgjidhim efektivisht të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet.

Ky është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet që kanë për qëllim ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, shkruan Kovaçevski./KlanMacedonia/