Shqipëri

145 mijë doza Pfizer në Shqipëri, Ursula von der Leyen: Nga maji deri në gusht, siç i thashë Ramës

Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, me anë të një statusi në rrjetet sociale, konfirmoi lajmin e shpërndarjes së 145 mijë dozave Pfizer për Shqipërinë nga BE.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Edi Rama. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan Von Der Leyen.

651 000 dozat të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech Pfizer për shtetet e Ballkanit financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë./A2CNN