May 14, 2024
Maqedoni

Elmi Aziri kujton ish-mësuesen e tij që ndërroi jetë sot

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-mësuesës, Emine Islami, deputet i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se udha e shkronjave për të dhe shumë gjenerata ka filluar me mësuesen Emine, përcjell in7

Postimi i plotë:

“Udha e shkronjave për mua dhe shumë gjenerata në Kumanovë filluan me mësuesen Emine! Shkronjat e mira të shqipes i bënte të arta me përkushtim e dashuri mësuesja jonë Emine! Sot përfundoi rrugëtimi jetësor i saj! Na pikëlloi të gjithëve! Do të mbajmë mend si mësuesja e jetës tonë!

U prehsh në paqe mësuese!”, ka shkruar deputeti Aziri./in7.tv/