Ekzekutimi i të burgosurit të Oklahomas u ndërpre në minutën e fundit
Guvernatori i Oklahomas ka ndaluar ekzekutimin e të burgosurit Julius Jones disa orë përpara se ai të shkonte drejt dhomës së vdekjes.
Kevin Stitt tha se ai po e ndryshonte vendimin e dënimit me vdekje në burgim të përjetshëm, i cili në të ardhmen mund të lirohet edhe me kusht. Qindra studentë kanë protestuar sot duke kërkuar mëshirë për Jonesin.
Ky i fundit u dënua me vdekje në vitin 2002 për vrasjen e Paul Howell gjatë një grabitje të një veture. Rasti ka tërhequr mbështetjen e të famshmëve, përfshirë yllin televiziv, Kim Kardashian dhe aktivistët kundër dënimit me vdekje.
Ekzekutimi i Jones me injeksion vdekjeprurës ishte planifikuar për në orën 16:00 me orën lokale në burgun shtetëror në McAlester.
After prayerful consideration and reviewing materials presented by all sides of this case, I have determined to commute Julius Jones’ sentence to life imprisonment without the possibility of parole.https://t.co/fLsnYnxInw — Governor Kevin Stitt (@GovStitt) November 18, 2021 “
Por guvernatori republikan tha se ndërhyri “pas kërkimit të faljes dhe shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga të gjitha palët e këtij rasti”.
Bordi i Faljes dhe Lirimit me Kusht i shtetit pas një votimi rekomandoi që dënimi i Jonesit të ndryshohej në burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e gjerë shkaku i serisë së dokumentarëve në ABC, “The Last Defense”. Më shumë se gjashtë milionë njerëz kanë nënshkruar peticionin “Justice for Julius”.
Jones u shpall fajtor për vdekjen e Howellit, punëtor në sektorin e sigurimeve, gjatë një vjedhjeje të veturave në vitin 1999.
Në tetor, ai ishte në mesin e pesë personave që fituan pezullimin e ekzekutimit nga një panel prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Rrethit të 10-të të SHBA-së.