Zbulohet paga e Dani Alves te Barcelona, ai do të marr minimumin që lejohet të marr një futbollist në La Liga

Dani Alves do të fitojë shumë pak në kontratën e tij me Barcelonën, sepse klubi është ende i zhytur në një moment shumë delikat në nivel ekonomik.

Fatura e pagave vazhdon të rëndojë shumë mbi kryesinë e klubit, e cila ka pak hapësirë ​​për manovrim për të lëvizur në treg.

Ditët e fundit Barcelona ka mbyllur dy operacione, Xavin dhe stafin e tij teknik dhe Dani Alvesin, për një shumë të ulët të përgjithshme 3.9 milionë euro të cilat u shpenzuan për trajnerin.