Maqedoni

Ekocidi në RMV zyrtarisht një vepër e re penale

Ekocidi edhe zyrtarisht është vepër penale e re në legjislacionin në Maqedoninë e Veriut. Më 15 mars hynë në fuqi dispozitat e ndryshimeve në Kodin Penal që kanë të bëjnë me veprat kundër mjedisit jetësor dhe natyrës. Ekocidi është definuar si ndotje afatgjatë dhe e përhapur gjerë e mjedisit jetësor që shkakton dëme të rënda, ndërsa për këtë është paraparë dënim me burg nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan për harmonizim me direktivat e Bashkimit Evropian në këtë fushë, para së gjithash me Direktivën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmes të drejtës penale, theksojnë Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

Me ndryshimet e reja, për dallim nga më parë, për disa vepra penale nuk është më e nevojshme që të shkaktohet dëm në mjedisin jetësor, por mjafton vetëm lirimi i emetimeve dy ose pesë herë mbi vlerat e lejuara që kjo gjë të përbëjë një vepër penale. Nga ana tjetër, nëse vërtetohet se emetimet e tilla kanë shkaktuar rrezik ose dëm konkret ndaj shëndetit të njerëzve ose ndaj mjedisit jetësor, atëherë kjo merret si bazë për një dënim më të lartë.

mund të thuhet se statistika të tilla nënkuptojnë se kemi mbrojtje thelbësore të mjedisit jetësor. Nga kjo organizatë theksojnë se mbrojtje më e madhe e mjedisit jetësor nuk do të arrihet vetëm me ndryshimin e ligjeve, por edhe duke investuar në kapacitete për zbatimin e tyre në praktikë.

“Për zbatimin efikas të Kodit Penal të ndryshuar nevojiten që prokurorë publikë të cilët kanë njohuri dhe aftësi të nevojshme dhe i kuptojnë proceset në mjedisin jetësor, që të jenë në gjendje të kryejnë një hetim efikas dhe efektiv. Vetë fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor është komplekse dhe delikate, prandaj është e nevojshme të krijohet një grup prokurorësh që do mund t’i përgjigjen sfidës në mënyrë adekuate. Investimi në kapacitete nuk është i nevojshëm vetëm për prokurorët publikë, por edhe për inspektorët dhe punonjësit e policisë”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor.

Ata besojnë se efikasiteti i hetimit dhe i ndjekjes së veprave penale në këtë fushë do të përmirësohej nëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme krijohet një departament dhe njësi speciale e specializuar për hetimin e krimeve ekologjike. Ata besojnë se krijimi i Njësisë për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Kontrabandën e Emigrantëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dhënë rezultate pozitive në zbulimin dhe ndjekjen e këtyre veprave penale, kështu që për këtë arsye presin që një departament i specializuar dhe një njësi për mjedisin jetësor të ndihmojnë dhe përmirësojnë ndjeshëm zbulimin e autorëve që kanë shkaktuar çfarë çdo lloj dëmi në mjedisin jetësor.

Kujtojmë se organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se autoritetet qeveritare po tregohen të pandërgjegjshme sa i përket mbrojtjes së ambientit, sidomos kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit. Këto reagime pasojnë propozimin për buxhetin e vitit 2024 në bazë të të cilit, vetëm 0.8 për qind e buxhetit të përgjithshëm planifikohet për mbrojtjen e mjedisit.