May 19, 2024
Maqedoni

Sot na pret mot i ndryshueshëm

Si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.