Shkup, 8 prill, – Qytetarët shqiptarë të vendit paguajnë taksa si edhe të gjithë të tjerët, dhe taksat e tyre nuk u përdorën si duhet as 5 vite nga qeveria e kaluar pasi erdhi opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e përdorimit të gjuhëve në vitin 2019, e as tash e 2 vite nga qeveria e tashme për zbatim të plotë të gjuhës shqipe në vet institucionet publike të vendit, pra as nëpër gjykata, ndërkohë që të githë të punësuarit në institucione publike, përfshirë edhe në gjykata e prokurori, pagat i marrin edhe nga 25% e popullatës banuese në vend dhe kompanitë e tyre, pra edhe nga populli shqiptar i vendit..
Shpërthimi i problemit të heshtur ndër vite
Nuk ka ndonjë befasi pse shpërthyeu përsëri në skenën publike ngecja e zbatimit të plotë të gjuhës shqipe, pas heshtjes ndër vite, përkundër freskimit të ligjit tëgjuhës disa herë.
Por ligjet e miratuara në kuvend, mbeten në të shumtën e rasteve ligje në letër, e ngecjet në zbatim në shumë institucione publike në raport me përdorimin e saj nga qytetarët, pra takspaguesit, shqiptarë u grumbulluan.
U dashtë që studentët shqiptarë të kërkojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare në mënyrë që të nxjerret nga “harresa” e viteve 2019-2024 dhe 2024-2026 përpara publikut ngecja në zbatim të ligjit të gjuhëve nësistemin e “drejtësisë” në Maqedoni të Veriut.
Provimi i jurisprudencës
Zbatimi i drejtë dhe i plotë i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte pika kryesore e kërkesës së protestës së mbajtur të hënën.
Autoritetet zyrtare maqedonase në Maqedoninë e Veriut e konsiderojnë si të tepërt këtë kërkesë, duke u thirrur me shtrembërime të jashtëzakonshme tëRaportit të Komisionit të Venecias.
Kësaj radhe “Zhurnal.mk” ka analizuar më në detaje Përmbledhjen e përbashkët ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Demokracisë dhe Dinjitetit Njerëzor (DGII) e Këshillit të Evropës mbi standardet ndërkombëtare dhe evropiane mbi përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike dhe në procedurat gjyqësore miratuar nga Komisioni i Venecias në Sesionin e tij të 142-të Plenar (Venecia, 14-15 Mars 2025), dokument numër CDL-AD(2025)013, 17 mars 2025, në përgjigje të pyetjeve dërguar nga Gjykata Kushtetuese.
Dy pyetjet e dërguara nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut deri te Komisioni i Venecias!
Në hyrje të këtij dokumenti thuhet se kërkesa është bërë më 20 nëntor 2024, nga ana e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut i cili ka kërkuar një përmbledhje amicus curiae nga Komisioni i Venedikut në kontekstin e një çështjeje që është në pritje në Gjykatën Kushtetuese mbi çështjen e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve të miratuar nga Parlamenti në mars 2018.
Gjykata Kushtetuese ftoi Komisionin e Venedikut të përgjigjet në pyetjet e mëposhtme:
1. Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane mbi përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe institucionet publike në nivel qendror (veçanërisht mbi kriteret për përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit) dhe në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes lokale), dhe
2. Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane mbi përdorimin e gjuhëve në procedurat para gjykatave dhe gjyqësorit në përgjithësi?
Në opinionin e lëshuar nga Komision i Venecias në fillim sqarohen procedurat dhe rrugët të cilat janë ndjekur për të dhënë këtë opinion, duke treguar se më parë ky Komision i ka zbatuar këto instrumente të përgjithshme dhe specifike për të analizuar legjislacionin që lidhet me përdorimin e gjuhëve të hartuara ose të miratuara në disa vende, p.sh., Letoni, Ukrainë dhe vetë Maqedoninë e Veriut.
Komisioni i Venecias përgjigjen e saj e ka përgatitur në mënyrë eksplicite në pyetjen e parë të shtruar ku kërkohet përgjigje për praktikat e përdorimit të gjuhëve të PAKICAVE (MINORITETEVE). Në këtë drejtim, Komisioni e trajton këtë çështje në bazë të të drejtave të PAKICAVE sipas “Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve” të cilën Maqedonia e Veriut e ka nënshrkuar por nuk e ka ratifikuar në Kuvend.
Në pikën 32 të këtij opinioni, Komisioni i Venecias citon nenin 10 të kësaj Karte, ku thuhet se u lihet shteteve individuale një hapësirë e madhe për të vendosur mbi përdorimin e gjuhëve rajonale dhe të pakicave në fushën e autoriteteve administrative dhe shërbimeve publike. Rregullorja duhet të marrë gjithmonë parasysh situatën konkrete, e cila mund të jetë mjaft e ndryshme në vende të ndryshme dhe për secilën gjuhë rajonale ose të pakicave…
Në opinion ishte krijuar ideja se Komisioni ka dhënë mendim negativ, por në fakt me konkluzionet e lartëpërmenduar, sqarohet saktë se rekomandimet që i jep ky Komision janë “standarde mininmale, dhe asgjë nuk e pengon shtetin të garantojë të drejta më të gjëra gjuhësore…”.
Në bazë të kësaj që thotë Komisioni i Venecias, është detyrë e institucioneve të vendit që urgjentisht të implementohet gjuha shqipe edhe në provimin e jurisprudencës, dhe të krijojë kapacitetet praktike financiare për zbatim të gjuhës shqipe edhe në proceset gjyqësore dhe në gjithë nivelet që i parashikon ligji.
U bënë tash 7 vite që nga ky opinion e rekomandim i Komisionit të Venecias, 5 nga qeveria e kaluar e 2 nga qeveria e tashme, dhe zvarritja krijimit të kushteve për zbatim të gjuhës shqipe në institucionet e ligjit e rendit, pra edhe në gjykata, nuk ka asnjë arsyetim të vetëm praktik.
Qytetarët shqiptarë të vendit paguajnë taksa si edhe të gjithë të tjerët, dhe taksat e tyre nuk u përdorën si duhet as 5 vite nga qeveria e kaluar pasi erdhi opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e përdorimit të gjuhëve në vitin 2019, e as tash e 2 vite nga qeveria e tashme për zbatim të plotë të gjuhës shqipe në vet institucionet publike të vendit, pra as nëpër gjykata, ndërkohë që të githë të punësuarit në institucione publike, pra edhe në gjykata e prokurori, pagat i marrin edhe nga 25% e popullatës banuese në vend dhe kompanitë e tyre, pra edhe nga populli shqiptar i vendit. / Zhurnal.mk.
N

