Edi Rama me Aleksandër Vuçiç dhe rikthimi i ‘Bratstvo i Jedinstvo’

Nga Belind Këlliçi

Koka e qeverisë ka thënë në Bruksel se “nëse Shqipëria nuk kalon në fazën e negociatave, vendi i tij do të ndryshojë kurs”.

Kjo deklaratë mohon aspiratën europiane të popullit shqiptar dhe na kthen pas në vitin 1946, kur Enver Hoxha realizonte bashkimin doganor me Jugosllavinë.

Vuçiç është i njohur për deklarata të ngjashme dhe lojë me dy porta me BE dhe Rusinë. Rama e imiton gërmë për gërmë.

Ky karshillëk i Ramës ndaj BE ka nisur me Open Balkan dhe po degjeneron në një akt tradhtie kombëtare.

Shqipëria nuk do të ndryshojë kurs!

Opozita nuk ka për ta lejuar!

Vëllezër dhe motra shqiptarë!

Të ndalojmë urgjentisht këtë plan antishqiptar!