Maqedoni

Taravari me Kurtin bashkë në SHBA/ Takojnë mërgatën shqiptare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit komunal, Valboni Limani qendrojnë këto ditë për vizitë në SHBA.

Edhe një delegacion nga Kosova, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, poashtu këto ditë kanë nisur një vizitë në Amerikë.

Delegacioni nga Gostivari dhe Kosova mbrëmë kanë marrë pjesë bashkë në një takim të organizuar në Dallas nga bashkëatdhetarët tanë.

“Mbrëmë nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Këshilli për Çështje Botërore të Dallasit/ Fort Worth (World Affairs Council of Dallas/Fort Worth) u ftuam në takim. Shprehëm gatishmërinë tonë për të ofruar dhe siguruar kushte të favorshme për investimet e huaja në vendet tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vizita e delegacionit nga Gostivari do të zgjasë për disa ditë, ku ai do të merr pjesë në disa konferenca të ndryshme, takim me bashkëatdhetarë por edhe me zyrtarë të SHBA-ve.