Kryeministri shqiptar vazhdon ta mbështes fuqishëm familjen Thaçi.
Rama e ka quajtur pengmarrje mbajtjen në paraburgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Rama, tha se Gjykata Speciale po tenton të barazojë një luftë fashiste të Serbisë, me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, ai tha se për Perëndimin është më e rëndë nëse katërshja e UÇK-së dënohet, pasi sipas tij, atëherë do të duhej të arrestohen edhe Bill Clinton, Tony Blair e shumë të tjerë.
“Në qoftë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të varrosen për së gjalli për luftën dhe për çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, atëherë duhet të vazhdojnë arrestimet, të arrestohet Bill Clinton, Javier Solana, duhet të arrestohet Tony Blair nuk diskutohet, dhe kryeministrat e tjerë të vendeve që i dhanë dritën jeshile bombardimeve të , dhe do të ndodhte fatkeqësisht ajo që ka predikuar Sllobodan Millosheviqi, që ai bashkë me atë zviceranin të mos gjejnë prehje atje ku janë, të dy bashkë”, deklaroi Rama. /klankosova.tv

