Kolumna

Edhe vllëzërit e një shtëpie për sa janë me një kulëm hanë me një lugë!

Shkruan: Nijazi Halili
Jo nuk duhet të hamendemi e të krijom iluzione edhe vëllezërit e një shtëpie për sa një kohë janë me një kulem apo bashkësi familjare hane me një lugë, dhe e ndihmojnë e punojmë per njeri tjetrin,
për ti quar proceset perpara, në momentin që i ndajnë interesat fillojnë ti shperfaqin paknaqesit dhe kritikat për të cilat deri dje ishin të panjohura.

Mirpo, në këtë rast PSD mendoj se nuk e ka peshën e as fuqinë politike që të ndryshoj rrjedhat dhe të ndikoj në imazhin e qeverisë Kurti.
VV tani është fuqi numër një politike në vend, dhe subjekti politik më i votuari që ka marrë besimin nga vota e lirë e demokratike e qytetarëve të Republikës së Kosovës, andaj çdo përpjekje e PSD për të u marrë me kritika e akuza ndaj qeverisë aktuale është “no sens” dhe pa një ndikim e peshë politike, andaj do te ishte shumë më mirë e në interes të PSD që të merret me vetën se sa me të tjerët.
PSD për momentin dhe kohën nuk e ka as peshën e as luksin të merret me akuza e kritika ndaj, qeverisë aktuale, ku barometri më i mirë për fuqinë e një subjekti politikë është vota e cila të jep fuqi apo ndëshkim.
Në këtë rast PSD është ndëshkuar me votën e lirë nga qytetarët e Republikës së Kosovës , andaj ajo më mirë do të ishte të merret me punët e saj, rreth riorganizimit dhe riformatimit të PSD-së , që të rikthej besimin e humbur te qytetaret e vendit, e cila do të ishte terapie më mirë dhe afatgjate.