May 5, 2024
Maqedoni

Edhe një “ditë historike” për Korridorin 8, punimet asesi të fillojnë

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ministri i radhës që ka shpallur edhe “një ditë historike” për Korridorin 8, deri sa punimet në këtë Korridor assesi të fillojnë, kurse pjesën përgatitore po përcillen me dyshime dhe skandale.

Bekteshi nëpërmes një statusi të shkurtër me shkrim ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8.

Bekteshi ka thënë se kjo ditë është historike dhe se Qeveria ka miratuar një projekt që do të kontriboj ndjeshëm në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend.

“Ditë historike për vendin! Projekt që do të kontriboj ndjeshëm në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend, direkt dhe indirekt!”, ka shkruar Bekteshi.