Edhe një deputet i shumicës parlamentare deklarohet kundër ndryshimeve kushtetuee (FOTO)
Shkup, 25 korrik – Në kohën kur presim rritje të numrit të deputetëve që përkrahin ndryshimet kushtetuese, kundër tyre ka dalur edhe deputeti Enes Ibrahim, i cili është deputet i Partisë Lëvizja e Turqve, pjesë e koalicionit qeverisës.
Ai përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se amendamenti i dytë kushtetues i propozuar nga qeveria, i cili është amendament sa i përket përbërjes së Komisionit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, është jokushtetues, shkruan Zhurnal.
“Amendamenti i propozuar i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Amendamenti XII, i cili i referohet Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, është jo kushtetues.
Në fakt, me propozimin e ri, numri i anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në vend të 19 anëtarëve të tanishëm, duhet të rritet në 43, me nga 16 anëtarë nga radhët e maqedonasve dhe shqiptarëve në Kuvend dhe nga një anëtar për të gjitha komunitetet tjera.
Ky propozim nuk respekton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të garantuar me Kushtetutë”, shkruan Ibrahim në Facebook./Zhurnal