May 4, 2024
Maqedoni

Edhe në Gostivar do të votohet në raundin e dytë!

Sipas rezultateve finale të publikuara në faqen e KQZ-së, Arben Taravari për pak vota nuk ka mundur të fitojë në raundin e parë. Sipas rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor Arben Taravari do të garojë sërish përballë Nevzat Bejtës në raundin e dytë.

Zyrtarisht Arben Taravari ka marrë 49.88 % që do të thotë 15 724 vota përballë Nevzat Bejtës me 41,84% që do të thotë 13,190 vota.

Ndërsa Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA ka marrë 2,88% me votë i bie 909 vota dhe Renata Elezi nga PDSH-ja 1,06% me votë i bie 333 vota.